Në lidhje me një lajm të publikuar në media, në të cilin pretendohet se një punonjës policie ka goditur me grusht një qytetar, në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë.
Më datë 27.12.2022, rreth orës 15:15, është njofuar salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd, për një konflikt.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin K. F. që kishte telefonuar dhe shtetasin Sh. D. që ishte konfliktuar me shtetasin F. K.
Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte shtetasin Sh. D., 52 vjeç, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D.
Në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë veprimet procedurale nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.