Skrapar/Shërbimet e Policisë, në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq.
Shërbimet e Komisariatit Skrapar dhe shërbimet zjarrfikëses u vijnë në ndihmë disa automjeteve të cilat si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit.
Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t’iu ardhur në ndihmë.
Gjithashtu iu bëjmë me dije se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.