Procedohet penalisht Kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradec, Skrapar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin Arsen Ziko, 27 vjeç, banues në fshatin Gradec, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Riza Guri, me detyrë Kryetar i fshatit Gradecpasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.