Shkodër – Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Mark Lula”, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi N. P.

Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Mark Lula”, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi N. P.

Identifikohet autori i dyshuar i plagosjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e datës 09.06.2024, për një plagosje në lagjen “Mark Luka”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin:

K. K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë.

Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.