Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.