Ja pamjet e operacionit policor të koduar “Trushi”, gjatë të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia sekuestroi bimët narkotike cannabis sativa, pajisjet elektrike, 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu, 2 automjete dhe 2 mjete lundruese “Jet Ski” pa dokumentacion.
3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale u vunë në pranga. Kryetari i fshatit dhe 2 punonjës të OSHEE-së u vunë në hetim, për shpërdorim detyre.