Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në thëniet kontradiktore të këtij shtetasi, thelluan hetimet dhe falë veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ka rezultuar se:
Shtetasi W. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në Shkodër.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit W. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.