Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegality”

Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërive në fushën e aktiviteteve tregtare të paregjistruara në organet kompetente, goditen 4 raste.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Illegality”.

√Prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera, produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara, në pularinë e paregjistruar, vihet në pranga 55-vjeçari.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë një shtetas (Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit, Shkodër), pasi dyshohet se, duke shpërdoruar detyrën, nuk ka evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit.

√Në vijim të planit operacional, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas që administronin aktivitete tregtare të paregjistruara në organet kompetente.

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve në disa subjekte tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Illegality”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-V. Gj. 55 vjeç, banues në fshatin Bërdicë, Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bërdicë e Sipërme”, është konstatuar aktiviteti tregtar (pulari), në pronësi të këtij shtetasi, i paregjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, u evidentua se 55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera, produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara.

Në vijim, u referuan materialet për shtetasin A. B. 55 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën, nuk ka evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit, si dhe e ka favorizuar atë duke mos ushtruar kontrolle në aktivitetin në pronësi të shtetasit V. Gj.

Gjithashtu u proceduan për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”, shtetasit:

-A. D. 56 vjeçe dhe K. N. 30 vjeç, të dy banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër dhe F. A. 45 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi këta shtetas ushtronin aktivitete përkatëse në fushën e hotelerisë, në Shkodër, të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱