Shkodër – Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë në familje

Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar, i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh., 53 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.

Ky shtetas, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.

Policia pas njoftimit të marë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53-vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.