Shijak/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shijak/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 celularët, me faqe bastesh aktive në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar 2 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto raste janë vënë në pranga shtetasit G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, përkatësisht në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët që shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.