Sarandë – Vihet në pranga një shtetas për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit B. T., 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas, në kohë të ndryshme, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qyteti i Sarandës.

Policia e Sarandës, pas informacionit të marrë, ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi, i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të ndalimit për personat e tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.