Sarandë – Punonjësit e Policisë gjejnë çantën që i kishte humbur një turisti italian dhe ia dorëzojnë

Punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, falë bashkëpunimit me një qytetar, arritën të gjejnë dhe t’i rikthejnë një turisti italian, çantën e tij me një shumë të konsiderueshme parash, dokumente të rëndësishme dhe sende personale, të cilën e kishte humbur gjatë vizitësnë Sarandë.

Turisti italian falënderoi efektivët e Policisë, për ndihmën dhe përkushtimin e treguar, si dhe qytetarin që kishte njoftuar në kohë Policinë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që kanë me Policinë, për të mirëpritur dhe ndihmuar turistët në vendin tonë.