📍Ksamil dhe 📍Sarandë
Nga kontrollet dhe verifikimet e pandërprera, në vijim të operacionit policor të koduar “Coastline”, konstatohen dhe goditen 3 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme.
Kryenin të paautorizuar punime ndërtimi në objektet e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, në zonat bregdetare ose brenda vijës së verdhë, në qytete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë evidentuar 3 raste të tjera në këtë fushë.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, F. D., 62 vjeç, banues në Ksamil dhe E. D., 36 vjeç, banues në Ksamil.
Të tre këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në objektet e tyre, në Ksamil dhe në Sarandë.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.