Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Dhuna në familje” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.