Deri në këto momente u është dhënë ndihmë mbi 260 qytetarëve.
Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’u ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.
Gjithashtu apelojmë banorët të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe të mos pengojnë ndërhyrjet e misioneve të shpëtimit në terren.
Për çdo ndihmë telefononi në numrin falas 112!