Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore, operative dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 5 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacioneve u vunë në pranga 9 shtetas, u procedua penalisht 1 shtetas në gjendje të lirë, si dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi kokaine, municion luftarak, 2 automjete dhe 5 telefona celularë.

Janë kapur ose ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, me 2 autorë të arrestuar dhe 10 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 5 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin e autorit.

Është arrestuar 1 shtetas, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë Bashkiake Lezhë, si dhe 1 shtetas tjetër, pasi ka goditur me sende të forta një shtetas dhe, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, ka dëmtuar derën dhe dritaren e dhomës së shoqërimit.

Është arrestuar 1 shtetas, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe 1 shtetas tjetër për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Është shpallur në kërkim 1 shtetas, pasi në objektin e tij në Krujë, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë punës, është dëmtuar një punonjës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 9 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin e autorit.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin e autorit.

Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes, me 2 autorë të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin e autorit.

Janë evidentuar 21 raste të krimeve kompjuterike/kibernetike, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste vijon puna për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë kapur 1 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për mosdeklarim të të hollave, kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim të mjeteve motorike.

Është arrestuar në Morinë 1 shtetas, pasi gjatë kontrollit në hyrje të Republikës së Shqipërisë iu gjet në automjet një sasi municioni luftarak, të cilin e mbante pa leje.

Lezhë/Më datë 31.07.2026, një shtetas ka kallëzuar se djali i tij 15-vjeçar është larguar nga banesa. Vijon puna për gjetjen e tij.

Delvinë/Më datë 30.07.2026, në orët e para të mëngjesit, është larguar nga banesa shtetasi P. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Rusan. Vijon puna për gjetjen e tij.

Shkodër/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Qafë Hardhi”, në rrugën e Koplikut, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. T. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim të shpejtë e profesional, si dhe anonimitet të plotë.