Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë publike.
Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda proaktive, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të krimeve në fushën ekonomiko-financiare.
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 7 raste në të gjithë territorin, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 2 autorë të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 4 të shpallur në kërkim.
U proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas, pasi mbrëmjen e djeshme, në Shëngjin, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe njëri prej tyre dyshohet se ka goditur me sende të forta, një 64-vjeçar, i cili mori mjekim dhe doli nga spitali.
U procedua në gjendje të lirë 1 shtetas, pasi pasditen e djeshme, në Vlorë, ka rrëshqitur aksidentalisht nga mjeti lundrues që drejtonte ky shtetas, një 17-vjeçar, i cili është dëmtuar në këmbë dhe po merr mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Është shpallur në kërkim një 35-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, një shtetas, i cili po merr mjekim në spital. Për këtë rast është proceduar penalisht edhe një shtetase, pasi dyshohet se ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e 3 shtetasve, të cilët dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri një 22-vjeçar, në rrugë, në Kurbin.
Gjithashtu, një 22-vjeçar ka kallëzuar se një shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, në rrugë, në Tiranë. Për këtë rast është shpallur në kërkim autori i dyshuar dhe vijojnë hetimet.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 12 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 8 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 8 raste të krimeve kundër mjedisit, me 1 autor të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.
Është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po ashtu, u arrestua një shtetas, pasi dyshohet se, duke drejtuar një biçikletë, ka aksidentuar një 53-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital.
Interpol Tirana ekstradoi në Itali një 36-vjeçar, i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe anonimatin e plotë. Durrës/Informacion paraprak – Më datë 23.07.2026, rreth orës 18:30, shtetasi K. K., 64 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke punuar në katin e dytë të një banese, në Durrës, aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
