Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e territorit, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe aksionet e njëpasnjëshme, bazuar në kontrolle, informacione të siguruara në rrugë operative dhe hetime, me objektiv goditjen e paligjshmërive dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Si rezultat, janë finalizuar 4 operacione për gjurmimin e pasurive me burime kriminale, kundër kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe të hapura, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve/tentativave për vjedhje me dhunë.
Gjatë operacioneve janë arrestuar 6 shtetas, janë asgjësuar 174 bimë Cannabis Sativa, si dhe janë sekuestruar 3 pasuri (me vlerë 420 000 euro) të përfituara nga trafikimi i narkotikëve, 2 armë gjahu, pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi Cannabis Sativa, 18 celularë dhe 2 automjete.
Gjithashtu, janë kapur/ndaluar 10 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve, krahas operacionit në Lezhë, janë goditur 14 raste në të gjithë territorin, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, si dhe janë sekuestruar doza të lëndëve narkotike Cannabis Sativa dhe Kokainë. Për 9 raste të tjera në këtë fushë punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, me 19 autorë të dyshuar të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim. Për një tjetër rast në këtë fushë punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjes, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Për 2 raste të tjera në këtë fushë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të autorësisë dhe rrethanave të tyre.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të dyshuar të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për urdhra mbrojtjeje.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve kundër mjedisit, me 7 autorë të dyshuar të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. G., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri të konstatuar në oborrin e banesës së tij.
Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kibernetike, për të cilin punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë evidentuar 5 raste, me 4 autorë të dyshuar të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Për vepra të ndryshme penale janë proceduar në gjendje të lirë 12 shtetas.
Në bashkëpunim me gazetarët e emisionit “Piranjat”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi A. M., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”, pas kallëzimit të një shtetaseje.
Në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 4 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Dy nga të arrestuarit dyshohet se kanë shkaktuar aksidente në Mollas, Cërrik dhe në fshatin Vranisht, Himarë, me pasojë vdekjen e 3 shtetasve. Për një tjetër aksident me pasojë dëmtime të lehta, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë kapur 1 shtetas në kërkim, si dhe kanë goditur raste të falsifikimit të dokumenteve, kontrabandës së mallrave dhe mosdeklarimit të të hollave, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Gjithashtu, nëpërmjet PKK Morinë, është ekstraduar nga Kosova një shtetas, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2018, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe ruajtjen e anonimatit të tyre.
Deboll/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në fshatin Bitinckë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi B. F., 57 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
