Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe aksionet e njëpasnjëshme, bazuar në kontrolle, informacione të siguruara në rrugë operative dhe hetime, për goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat, janë finalizuar 2 operacione policore: kundër kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht në vendet e BE-së. Gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar 2 shtetas, janë asgjësuar 42 bimë narkotike dhe janë sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis sativa, një automjet dhe një celular.
Gjithashtu, janë kapur/ndaluar 7 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve, krahas operacionit të zhvilluar në Krujë, janë goditur edhe 8 raste të tjera në të gjithë territorin e vendit, si dhe janë sekuestruar doza të lëndëve narkotike Cannabis sativa dhe kokainë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 1 autor të dyshuar të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas, i dyshuar për ngacmim seksual, dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase, e dyshuar për përndjekje.
Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes, me 2 autorë të dyshuar të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim. Për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 4 autorë të dyshuar të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për urdhra mbrojtjeje.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve kundër mjedisit, me 3 autorë të dyshuar të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të dyshuar të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, 1 shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë punonjës të Policisë Rrugore në Vlorë, duke u ofruar 150 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.
Po ashtu, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë kapur 1 shtetas të shpallur në kërkim. Gjithashtu, kanë goditur 2 raste të peshkimit të kundërligjshëm dhe 2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit, duke proceduar penalisht 4 shtetas.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimatin e tyre.
Tiranë / Informacion paraprak
-Rreth orës 22:00 të datës 12.07.2026, Policia është njoftuar se pranë gomës së një automjeti të parkuar në zonën e Liqenit të Thatë, në pronësi të shtetasit V. C., është konstatuar një sasi lënde e dyshuar shpërthyese, e paplasur. Lënda është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
-Mat/Në vijim të informacionit për kërkimet për gjetjen e shtetasit E. L., 48 vjeç, për të cilin dyshohej se ishte marrë nga rrjedha e ujit poshtë Urës së Vashës, ju informojmë se:
Pas kërkimeve intensive, mesditën e sotme, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga lumi e trupit të pajetë të shtetasit E. L.
Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
