Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Është finalizuar një operacion policor për zbardhjen e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, ku u arrestua një shtetas i dyshuar për një sërë vjedhjesh. U sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteritë e vjedhura në banesa.
Janë kapur 4 shtetas që ishin në kërkim dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike, të gjetura të kultivuara, si dhe janë sekuestruar sasi të vogla kanabisi dhe kokaine.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 24 raste, me 3 autorë të arrestuar dhe 21 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 10 raste, me 2 autorë të arrestuar, 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 autorë të dyshuar të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve kundër mjedisit, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 8 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare i kanë dhënë ndihmë një shtetasi të huaj, pasi rrezikonte të mbytej në liqenin e Shkodrës.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.
-‐
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
