Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 5 operacione:

-3 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. U arrestuan 5 autorë të dyshuar dhe u shpall në kërkim 1, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 shtetas, për verprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Janë sekuestruar 44 kilogramë bimë narkotike Cannabis, në formë boçesh/në proces tharjeje,  sasi Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje, si dhe është asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike që u gjetën të kultivuara;

-2 operacione për zbardhjen e vjedhjeve/tentativave për vjedhje. U arrestuan 2 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 2, ndërsa 1 u shpall në kërkim.

Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 6 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U sekuestruan sasi Kokaine dhe Cannabisi, si dhe është asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike që u gjetën të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 22 raste, me 30 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, u shpall në kërkim një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë me dhunë, në kërcënimin e armës, një shumë parash, një 51-vjeçari. Punohet për kapjen e tij.

U arrestua 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë 1 tjetër, për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një 47-vjeçare, caktuar nga GjKKO, për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. 47-vjeçarja u ekstradua nga Gjermania.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 11 raste, me 1 autor të arrestuar, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të një mjeti, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe kanë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, krime kundër personit/mjedisit.

Interpol Tirana/U ekstradua nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, të cilin Gjykata e Apelit në Gostivar, në vitin 2025, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.