Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i angazhimit maksimal dhe reagimit në kohë të strukturave të Policisë së Shtetit, janë finalizuar 2 operacione policore, konkretisht:

1 për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa/automjete. U arrestuan 4 pjesëtarë të grupit dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre;

1 për kapjen e një shtetasi në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Janë kapur/ndaluar 4 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 12 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas për mosbindje dhe kundërshtim, si dhe është arrestuar 1 shtetas, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për dy raste të ndodhura dje:
në fshatin Përlat i Epërm, Mirditë, një 45-vjeçar, banues në Durrës, dyshohet se ka hipur në një shtyllë elektrike afër banesës së vjehrrit të tij, për të rregulluar dritat dhe, për shkak të kontaktit me rrymën elektrike, ka humbur jetën;

në fshatin Jalë, Himarë, një 73-vjeçar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e banesës dhe, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 12 raste, me 2 autorë të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 11 autorë të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 39 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 10 shtetas dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, u arrestua një 31-vjeçar, pasi më datë 28.06.2026, në Unazën e Madhe, te rrethrrotullimi në Sauk, duke drejtuar automjetin, është përplasur me trafikndarësen. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjerja, 59 vjeçe.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 1 shtetas për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.