Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit      

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore janë kapur 5 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit/pronës, mashtrim dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

U ekzekutua vendimi penal për 1 shtetas në kërkim, i cili është dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 18 raste, me 3 autorë të arrestuar dhe 26 proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U ndalua 1 shtetas, pasi në ambientet e një subjekti, ka kryer vepra të turpshme.

U arrestuan në flagrancë 2 shtetas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë dhunuar një shtetas. Njërit prej të arrestuarve iu gjet një shkop metalik si i Policisë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë i dëmtuari, pasi ka dhënë deklaratë të rreme për rrethanat e konfliktit.

U procedua në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në ambientet e hotelit në pronësi të tij, në Sarandë, 1 shtetas (pushues në këtë hotel), ka rënë aksidentalisht në pishinë dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar (njëri prej tyre ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”) dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

U arrestua një 69-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67 vjeçe dhe i ka vënë flakën. Shtetasja e dëmtuar po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 4 autorë që po proceedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 15 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 12 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po punohet për kapjen e një shtetasi dhe identifikimin e 2 të tjerëve, pasi dyshohet se në bashkëpunim më njëri-tjetrin, iu kanë marrë me dhunë 2 shtetasve, një shumë parash dhe 4 celularë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë, autori është shpallur në kërkim.

Janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 13 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 3 shtetas, për falsifikim dokumentesh, kalim të paligjshëm të kufirit dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.