Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, është finalizuar 1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza. U arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan sasi të lëndës narkotike Cannabis Sativa, 1 mjet prerës dhe një shumë parash.

Janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas që ishin në kërkim, 9 prej tyre për krime kundër pronës dhe 1 për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, mbetur në tentativë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Më datë 14.06.2026, ka kallëzuar një shtetase se më datë 13.06.2026, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është evidentuar 1 rast në fushën e prostitucionit, me 2 autore (shtetase kineze) të proceduara në gjendje të lirë, të cilat ushtronin prostitucionin, si dhe 2 shtetas të tjerë të proceduar.

Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve kundër mjedisit, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është arrestuar 1 shtetas që ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Është arrestuar 1 shtetas që ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 5 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë mallrash.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.

Rrëshen/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.