Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, është finalizuar 1 operacion për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. U arrestua autori i dyshuar dhe u asgjësuan 93 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në Krujë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste në të gjithë territorin, me 6 autorë të arrestuar, 10 të proceduar në gjendje të lirë , ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike dhe shuma parash, si dhe janë asgjësuar rreth 430 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, me 2 autorë të arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Veprimet hetimore zbardhën rrethanat e plagosjes së një 40-vjeçari, ngjarje e ndodhur dje, në Durrës. U kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, ndërsa i plagosuri vijon të marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 12 raste, me 5 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 7 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas dhe kanë proceduar penalisht 3, për kontrabandë mallrash, falsifikim të dokumenteve dhe modeklarim të shumave monetare.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
