Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit dhe dhunë në familje.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Janë asgjësuar 1680 bimë narkotike Cannabis.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 2 autorë të arrestuar dhe 14 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, 4 prej tyre me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve ndaj mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të mbajtjes pa leje të armëve të gjahut/armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar dhe 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 3 armë të ftohta.
Janë arrestuar 3 shtetas, për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë arrestuar 13 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 11 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 1 shtetas, për kontrabandë të mallrave.
Gjithashtu, kanë bllokuar 1 mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar pronarin e tij, me masë administrative, për mungesë dokumentacioni.
U arrestua me qëllim ekstradimin, 1 shtetase polake, pasi nga verifikimet e kryera në hyrje të RSh-së rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
DVP Dibër/Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. Gj., 63 vjeç, dhe u dëmtuan shtetasit S. C., A. R. dhe P. R., informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 22 vjeç, banues në Bulqizë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, duke drejtuar automjetin e tij, për shkak të shpejtësisë dhe të mosruajtjes së distancës së sigurisë, ka përplasur mbrapa, automjetin që drejtonte shtetasi S. C..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
