Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 3 operacione, nga të cilat 2 në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe 1 për kapjen e një personi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Janë kapur 3 shtetas  që ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste të tjera në të gjithë territorin, me 9 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, me 2 autorë të arrestuar, 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 5 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë, dhe 2 raste në fushën e krimeve kibernetike, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 11 raste, me 3 autorë të arrestuar, 21 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim.

Janë arrestuar 11 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë proceduar penalisht dhe 14 shtetas  të  tjerë për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 6 shtetas, nga këta: 1 shtetas për shkelje të perimetrit të sigurisë, 2 shtetas për falsifikim dokumentesh dhe 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt