Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Janë kapur 5 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 10 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 10 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
U procedua në gjendje të lirë shtetasi L. T., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Thirrja publike për veprime të dhunshme”, pasi në disa llogari me emrin e tij në rrjete të ndryshme sociale janë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme gjatë protestave.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i prostitucionit, me 2 shtetase të huaja të proceduara penalisht.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.
Gjithashtu, u ndalua me iniciativë shtetasi J. S., 47 vjeç, sepse më datë 15.11.2026, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e fshatit Mullet, dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e mjetit taksi që ai drejtonte shtetasja P. V., 24 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja L. T., 23 vjeçe, pasagjerja tjetër në mjet, pasi ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka dhënë deklaratë të rreme për rastin.
Është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas që nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të shumave monetare.
Interpol Tirana/U ekstraduan nga Shqipëria:
-Në Zvicër, shtetasi maqedonas I. K., 44 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kantonit të Zyrihut, Zvicër, më datë 06.11.2024, e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Pastrimi i parave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 16 muaj burgim;
-Në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Pejës e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”.
Shkodër/Informacion paraprak – Më datë 18.11.2026, rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, janë përplasur 2 automjete tip “Mercedes-Benz” Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 6 shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi D. R., 33 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
