Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, u finalizua 1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Ndërkohë shtetasja M. Gj, ka kallzuar se vajza e saj, shtetasja E. D. L., 39 vjeçe, banuese në Fier, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, ndërsa për 6 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të prostitucionit, me 3 shtetase të arrestuara dhe 2 të proceduara në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit:
-E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë, Libohovë, pasi dje, në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician. Si pasojë e aksidentit, 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në spital;
-G. G., 20 vjeç, pasi, duke drejtuar automjetin në rrugën “Halit Haxhia-Babrru”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një mur. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 9 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit, mosdeklarim të shumave monetare, trafikim të mjeteve motorike dhe kontrabandë mallrash.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
