Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë kapur 7 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 16 të proceduar në gjendje të lirë dhe 4 në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 7 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.
Elbasan/U arrestua shtetasi G. Ll., 40 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin R. I., 63 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, ka dëmtuar disa bagëti të imta që mbante 63-vjeçari.
Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, trafikim të mjeteve motorike dhe mosdeklarim të shumave monetare.
Informacione:
Durrës/ Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 15, automjeti me drejtues shtetasin B. Xh., 33 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi B. Xh., i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Dropull/Informacion paraprak – Rreth orës 08:10, në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin E. R., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. A., 64 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 3 raste të ndodhura në:
Vlorë, ku mbrëmjen e djeshme, shtetasi italian M. P., 75 vjeç, dyshohet se, për shkaqe natyrale, ka humbur jetën në banesën ku qëndronte, në lagjen “1 Maji”;
Kamëz, ku shtetasi Sh. Z., 74 vjeç, ka humbur jetën, dyshohet pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në rrugën “Argjinatura”;
Shkodër, ku dje pasdite, shtetasi J. Rr., 84 vjeç, dyshohet se, për shkak të problemeve shëndetësore, është rrëzuar në dysheme, në një subjekt në lagjen “Vojo Kushi”, dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht, ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
