Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë finalizuar 2 operacione, në Shkodër dhe në Vlorë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe të dhënies së ndihmës kundrejt pagesës, për kalimin e paligjshëm të kufijve.
Janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi E. S., 55 vjeç, i cili dyshohet se dy ditë më parë, në lagjen nr. 2, Sarandë, ka plagosur me mjet prerës (thikë) një 40-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 10 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 8 shtetas të proceduar penalisht. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, me 7 shtetas të proceduar penalisht dhe 1 në kërkim.
Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.
Janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 3 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve dhe kontrabandë mallrash.
Memaliaj/ Dje, në lagjen nr. 4, pranë murit të një godine të vjetër, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vlorë/Informacion paraprak – Sot, rreth orës 00:30, në fshatin Dukat-Fushë, është gjetur pa shenja jete, në një kanal, shtetasi Xh. M., 61 vjeç, banues në këtë fshat. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
