Korçë
Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet pas 3 orësh autori i dyshuar i ngjarjes.
Rreth orës 18:40, në rrugën “Edit Durham”, Korçë, shtetasi N. H., 67 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. F., 59 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur që, pas tre orësh kërkimesh, të lokalizojnë, kapin dhe shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme, 67-vjeçarin.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
