Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë finalizuar 4 operacione në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, kundër kontrabandës së lëndëve piroteknike, prostitucionit, për zbardhjen e vjedhjeve dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 të proceduar.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 16 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar.
Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 në kërkim.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Është shpallur në kërkim 1 shtetase dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 4 shtetas, për mosdeklarim të parave/sendeve me vlerë, falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm të kufijve.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në fshatin Çermë Sektor, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasja B. Ç, 92 vjeçe.
Nga këqyerja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rastit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
