Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Janë kapur/ndaluar 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është shpallur në kërkim 1 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse, dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të ngjashme me ato që përdor Policia.
Në Tiranë, u arrestua shtetasi A. N., 49 vjeç, pasi në Tufinë, teksa shkarkonte rërë me kamionçinën e tij, është shkëputur pjesa e karrocerisë, duke dëmtuar 2 shtetas, 39 dhe 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin e autorit/autorëve.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Janë evidentuar 8 raste të krimeve kundër mjedisit, me 9 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjes, me 3 autorë të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Në Shkodër, në fshatin Dobraç, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi S. S., 76 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur, duke përdorur lëndë djegëse (benzinë), dhe, si pasojë e djegieve të marra, ka humbur jetën. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për ekzaminime të mëtejshme.
Gjithashtu, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. L., 57 vjeç. Si pasojë, janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome dhe është asfiksuar pronari i banesës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.
