Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit        

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes dhe të krimeve ekonomiko-financiare. U arrestuan 2 shtetas, ndërsa 1 u shpall në kërkim. U sekuestrua një shumë parash.

Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për dhunë në familje dhe vjedhje.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është arrestuar 1 shtetas pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Janë arrestuar 2 shtetas pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 13 raste, me 2 autorë të arrestuar dhe 10 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të krimeve kundër mjedisit, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 7 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 5 shtetas, për falsikimin të dokumenteve, kalim të paligjshëm të kufirit, mosdeklarim të shumave monetare, trafikim të mjeteve motorike dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.

Elbasan/Informacion paraprak

Në orën 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

-Rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

-Kombinat/Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.