Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 2 operacione, në Tiranë dhe në Fier, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të kontrabandës së mallrave.
Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 6 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas në kërkim.
Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë arrestuar 3 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, po punohet për kapjen e një shtetaseje, e cila dyshohet se ka shkaktuar aksident me dëme materiale, me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas për mosbindje/kanosje të punonjësve të Policisë. Njërit prej tyre, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë).
Janë proceduar penalisht 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 2 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë mallrash.
Interpol Tirana
Si rezultat i bashkëpunimit të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me homologët në Slloveni dhe Zvicër:
– U kap në PKK Morinë dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Slloveni, shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. S., 34 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Slloveni e kanë dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Dhuna seksuale”, në lidhje me një rast të kryer në vitin 2011, në bashkëpunim me 2 shtetas.
– U arrestua në Zvicër, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, L. M., 36 vjeç, lindur në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2025, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Vijon bashkëpunimi me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e 36-vjeçarit në Shqipëri.
Durrës / Informacione paraprake
– Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi Q. D., rreth 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
– Rreth orës 08:30, në fshatin Vadardhë, një 17-vjeçar, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen F. B., 44 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit
