Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 2 operacione, në Durrës dhe në Fier, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Janë kapur 4 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i dyshuar për vjedhjen me dhunë të një automjeti, në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij të fundit iu gjet një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjes.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 10 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 16 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 23 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, brenda një tuneli është konstatuar një automjet i djegur plotësisht, i cili, nga verifikimet e kryera, rezultoi se ishte shpallur i vjedhur më datë 29.03.2026, në banesën e një 54-vjeçari, në fshatin Panaja. Vijojnë hetimet.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 21 raste, me 21 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

U arrestua 1 shtetas dhe u proceduan penalisht 7 të tjerë që dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

U procedua penalisht 1 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

U procedua penalisht një 46-vjeçare, pasi dyshohet se ka kanosur një mjeke të QSUT-së, për shkak të detyrës.

U arrestua 1 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe u proceduan penalisht 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim dokumentesh, kontrabandë mallrash dhe trafikim të mjeteve motorike.

-është dërguar në spital, për mjekim, një 44-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në një banesë private. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

-një 73-vjeçar dyshohet se ka rënë nga tarraca e banesës dhe, për pasojë, është dëmtuar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-1 shtetas i huaj, 38 vjeç, ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt privat, dyshohet për shkaqe natyrale;

-ka kallëzuar vëllai i shtetases V. A., 50 vjeçe, banuese në Kosovë, se prej 12 ditësh ka humbur kontaktet me 50-vjeçaren. Punohet për gjetjen e saj.

Gjirokastër/Më datë 13.09.2026, është dërguar në spital, për mjekim, një 20-vjeçar, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike. Ai vijon të marrë mjekim në Spitalin e Traumës.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.