Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat, janë finalizuar 3 operacione, për zbardhjen e rrethanave të një konflikti dhe të një vjedhjeje në një banesë, si dhe për goditjen e një rasti të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjithashtu, janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve, krahas operacioneve, janë goditur 16 raste, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 6 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 5 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

U arrestua një shtetas i mitur, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetasi të mitur, në Tiranë.

U ndalua me iniciativë një 54-vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur një shtetase, si dhe i ka dëmtuar automjetin, në Tiranë.

U proceduan penalisht 3 shtetase, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar fëmijët e tyre për të lypur në rrugë.

U procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdhënia ndihmë”, një 21-vjeçar, me detyrë vrojtues plazhi në Shëngjin, në lidhje me rastin e ndodhur dje në këtë plazh, ku humbi jetën, duke u larë në det, shtetasi kosovar Sh. S., 19 vjeç.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të arrestuar dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, të dyshuar për ngacmim seksual.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kibernetike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe është proceduar penalisht 1 shtetas që është larguar nga vendi i aksidentit.

Janë arrestuar 2 shtetas që kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, njëri prej të cilëve nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Është arrestuar 1 shtetas që ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Policia Kufitare/ U kap në Rinas dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi R. Ç., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Lartë Kriminale, në vitin 2024, ka nxjerrë urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kapën 1 shtetas në kërkim dhe proceduan penalisht 2 shtetase, për prishje të qetësisë publike.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.

Durrës/Informacion paraprak-Gjatë paradites, shtetasit Sh. D., 74 vjeç dhe R. Ç., 69 vjeç, të dy banues në Tiranë, dyshohet se kanë pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po laheshin në plazhe të ndryshme në Durrës dhe për pasojë kanë humbur jetën.
Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtyre dy rasteve.