Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat, janë finalizuar 4 operacione, për goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu, janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve, krahas operacioneve, janë goditur 14 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 6 raste po punohet për identifikimin e autorëve. Gjithashtu, janë proceduar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 2 shtetas, me detyrë roje mjedisore, pasi në zonën që kishin në ruajtje janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

U arrestuan shtetasit egjiptianë M. M., 31 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, pasi dyshohet se gjatë natës, në Rrugën e Barrikadave, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës një 40-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 18 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 6 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 12 raste, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, pasi u konstatuan në 2 lokale në Durrës, duke gjeneruar muzikë me zhurmë mbi nivelin e lejuar, gjatë mbrëmjes.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë plotësuar 3 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.

Gjithashtu, u arrestuan shtetasit:

-M. K., 27 vjeç, pasi dje, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen V. K., 75 vjeçe;

-A. S., 34 vjeç, pasi dje, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka aksidentuar me motomjetin që drejtonte, shtetasen F. B., 52 vjeçe.

Shtetaset e dëmtuara po marrin mjekim në spital.

Është arrestuar 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare kapën shtetas në kërkim:

-E. B., i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”;

-J. H., i dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, proceduan penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe mosdeklarim të shumave monetare.

Interpol Tirana/Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri shtetasi K. K., i dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, u deportuan:

-nga Zvicra, shtetasi G. Ll., i dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për mashtrim, dhe me 2 vjet burgim, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë;

-nga Italia, shtetasi A. K., i dënuar me 2 vjet burgim, për vjedhje.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.

Vlorë/Informacion paraprak – Rreth orës 09:15, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës shtetasi A. A., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.