Reagim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, mbi kontrollin e ushtruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në automjetin tip “Benz” që ishte i parkuar përpara ambienteve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, brenda të cilit ndodheshin gazetarë të emisonit investigativ “Stop”, ju informojmë se:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo u njoh me rastin, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të zhvilluar hetime të thelluara disiplinore, për veprimet që kanë kryer punonjësit e Policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron gazetarët dhe qytetarët, se hetimi do jetë transparent dhe i panashëm, pasi ligjshmëria dhe performanca e punonjësve të Policisë janë ndër prioritetet kryesore të punës së tij.