REAGIM I DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË

REAGIM I DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se:
Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë.