Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një qytetar që dyshohet se ka kryer veprim korruptiv me një punonjës të Policisë Rrugore gjatë orarit të shërbimit, për një masë administrative ndaj tij, ju sqarojmë se:

Lidhur me këtë sekuencë filmike, punonjësi i Policisë Rrugore që shfaqet në video ka sqaruar se, në asnjë moment qytetari nuk ka tentuar dhe as nuk ka kryer ndonjë veprim korruptiv ndaj tij, por ajo çfarë ka hedhur në automjet janë dokumentacionet për plotësimin e masës administrative ndaj tij, konkretisht leja e qarkullimit dhe leja e drejtimit.

Për të sqaruar rrethanat e rastit, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur hetimi administrativ për verifikimin dhe sqarimin e plotë të këtij rasti, si dhe nga Drejtori Vendor i Policisë Lezhë është bërë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë inspektor Z. B., deri në përfundim të hetimeve.