Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë
Në lidhje me dy video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen automjete që kryejnë parakalim të gabuar, bëjmë me dije se:
-u identifikua dhe u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, shtetasi R. M., drejtuesi i furgonit për transportimin e qytetarëve, i cili shaqet në video duke kryer parakalim të gabuar në një segment me fushëpamje të kufizuar, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”;
-u identifikua dhe u ndëshkua me masë administrative 6000 lekë, bazuar në pikën 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, shtetasi E. P., drejtuesi i furgonit që shfaqet duke kryer parakalim të gabuar në një rrugë në qytetin e Korçës.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon dhe fton qytetarët dhe median, që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata, se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.


