Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një video të publikuar në median sociale “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovra të rrezikshme dhe sjellje jo sociale në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnjë”, ju bëjmë me dije se:

Për shkeljet e konstatuara, bazuar në pikat 5 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 60 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar se çdo denoncim do të trajtohet me seriozitet dhe se do të reagohet menjëherë, në përputhje me ligjin.