Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, nga këta: 7 janë të arrestuar, 8 janë ndaluar dhe 77 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 23 raste, 8 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 16 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 8 raste, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.