Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 235 shtetas, konkretisht: 50 janë arrestuar, 19 janë ndalur dhe 166 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 12 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 22 raste në të gjithë territorin, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 20 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 25 raste, konkretisht: 8 raste të “Kanosja”; 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 10 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 46 raste, 12 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 34 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shaktërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 17 raste, me 17 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 16 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 25 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 11 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.

Janë evidentuar dhe proceduar 12 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.