Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit, 10-12 korrik 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Morinë, Kukës – Goditet, gjatë kontrolleve me përzgjedhje, një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare. Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar, vihet në pranga 21-vjeçari kosovar. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve të pandërprera, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, përmes kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin me drejtues shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë. Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit, i kanë kërkuar 21-vjeçarit që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit. Ky shtetas, për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro. Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21  vjeç, banues në  Prizren, Kosovë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë  e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Fier – Në datën 12.07.2022, u referuan materialet në Prokurori, pasi në lagjen nr. 2, në Roskovec, në banesën e shtetasit F. K., 57 vjeç, janë vjedhur një sasi parash dhe dy aparate celulare. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Divjakë – Në datën 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë kryetar i bashkisë Divjakë, ka bërë kallëzim se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim.

Lushnjë – Në datën 11.07 2022, u referuan materialet në Prokurori, pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në marketin në pronësi të shtetasit N. M., 50 vjeç, është vjedhur një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 140 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 34 janë arrestuar në flagrancë dhe 102 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 6 autorë të arrestuar dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me  autorë të dyshuar që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancvë dhe 2 autorë të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 15 raste të krimeve mjedisore, me autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 17 raste, prej tyre 14 raste janë me autorë ende të paidentifikuar dhe 3 raste me autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, për secilin rast.

Janë evidentuar 3 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 1 autor të dyshuar, të shpallur në kërkim dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të korrupsionit aktiv, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 2 autorë të dyshuar, të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë proceduar penalisht 6shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 7 shtetas.

Janë evidentuar 10 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar në total 28 raste të veprës penale ”Drejtimi i automjeteve në nënyrë të parregullt, me 17 shtetas të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.