Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 22 janë arrestuar në flagrancë dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 7 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 10 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 rast me 1 autor të arrestuar dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste: 4 prej tyre me autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Në fushën e kontrabandës me mallra janë evidentuar 2 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 2 raste të korrupsionit aktiv.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë”.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mashtrimi” dhe 6 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, me 1 viktimë dhe 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 11 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.