Raporti i ngjarjeve, 31 korrik 2024
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin U. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Materialet i kaluan Prokurorisë
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 76 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste– 18 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste – 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 12 raste- 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 3 raste – 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 17 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
– 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Ngacimi seksual”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshmë i kufirit” me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, për secilin rast.
Kanë ndodhur 9 aksidente rrugore, me 13 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.