Raporti i ngjarjeve, 29, 30 qershor dhe 1 korrik 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 208 shtetas, konkretisht: 53 shtetas janë vënë në pranga, 141 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste. 4 raste kultivimi janë me autorë të paidentifikuar. Raste të tjera rezultojnë me 13 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 23 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 6 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 22 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 9 shtetas janë vënë në pranga, 8 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 30 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 18 raste- 9 shtetas janë vënë në prang dhe 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 29 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 15 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të keqtrajtimit të të miturit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 2 raste të veprave penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, të gjitha me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Dhunimi i banesës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprimtarive kriminale: kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror, organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, trafikimi i mjeteve motorike, veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, braktisja e fëmijëve të mitur, goditjet për shkak të detyrës, moskallëzimi i krimit, përkrahja e autorit të krimit dhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, me 11 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Është ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të kryera në kuadër të grupit/organizatës kriminale.

Gjithashtu, 3 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vepra të turpshme” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, janë kapur dhe ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 15 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.